Çaste poetike me poetin;Asllan MIFTARI
TROKITJE NË PORTËN TIME
——————————————-
Vitet trokasin portën,
e ikin pa lënë gjurmë
Pa u ndjerë ikin…,
si ujë në poshtë urë
Syri gjurmon vitet e ikura,
e fotot varur mbi mur
Të ikni ju vite…? –
Joooo…! –
Shpirti thotë, jo kurrë !
Shpirti të zhgënjen me flokun gri,
e rrudhat në ballë
I ri donë të mbetet,
si në moshë të njëzetë
Zemra të tradhton,
e udhëton përkrah me vitet
Herë ecën ngadalë,
herë ritmon në të shpejtë..!
Vitet ikin…,
si lumi me vërshim
Ikin e lënë shije,
me dhe pa lezet
Në hodhe hapin e dytë,
në derë prite të tretë !
E tillë është ndërtuar,
kjo tinëzare jetë !
.Copyright@Asllan Miftari
Kukës – Albania
/www.QendraPress.com/