Çaste poetike nga poetja; Eli Zeneli
TI JE VETËM DASHURIA E JETËS SIME
———————————————–
Dje ta dëgjova zërin dhe s’ishte hera e parë
Ai thyente largësinë, që ka dëshirë të hyjë
Në mes të dashuruarve.
Ishte zë prej burri ai zë i djeshëm
Para të cilit çdo kështjellë
E rezistencës femërore
Bie.
Dashuria qenka rezultat
I rënjes së çdo kështjelle të vetmisë
Qenka pushtet mbi zemrën time
Edhe mbi zemrën tënde
Poashtu pushtet qenka,
Dashuria!
Dje, zëri yt nga largësia
Ma solli pushtetin
Para të cilit dorëzohen mbretër e perandorë
Para të cilit dorëzoheshin edhe perënditë e Olimpit.
Ti nuk je as mbret e as perandor,
Perëndi jo se jo
Ti je vetëm dashuria e jetës sime
Je blerimi i syve të mi, kur shikojnë lumturinë
Në gjeografinë e shpirtit.