Çfarë ndodhi në korrik dhe ç’mund të presim në gusht? Statistikat e coronavirusit në Kosovë

0

Prezenca e COVID-19 në Kosovë nuk ka të ndalur, me rritje të çdoditshme të numrave zyrtarë të të infektuarve dhe të vdekurve.

“Armiku i padukshëm” është shndërruar në frikë permanente kolektive. Dhe më e keqja është se fundi i kësaj agonie nuk duket në horizont.

Sociologu Artan Muhaxhiri i ka analizuar statistikisht trendët e Coronavirusit për muajin korrik – testimet, infektimet, shërimet dhe vdekjet – me qëllim të identifikimit të veçantive, por edhe të tipareve të përgjithshme që mund të ndihmojnë në ndërtimin e strategjive parandaluese, njofton Klan Kosova.

Numrat absolutë dhe përqindjet, tendencat e përgjithshme dhe kategoritë specifike, si dhe krahasimet brendakosovare dhe ndër-rajonale, krijojnë një tablo me shumë indikacione të cilat dëshmojnë për mënyrën e përhapjes së COVID-19.

Muhaxhiri ka bërë edhe dy parashikime për ecurinë e mundshme të Coronavirusit gjatë muajit gusht, duke u bazuar në mesataret e përgjithshme të muajit korrik dhe të mesatareve të javës së fundit.

“Trendët e muajit korrik ka qenë stabil, mirëpo ndryshimet e hovshme gjatë javës së fundit – posaçërisht për numrin e të vdekurve – janë jashtëzakonisht brengosëse dhe do ta ndryshojnë tejet negativisht perspektivën e muajit gusht nëse menjëherë nuk fillojnë intervenimet institucionale në mënyrë sistematike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *