Cisterna e naftës u vetaksidentua/ Policia jep detaje për përplasjen që ndodhi në dalje të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka deklaruar për IndeksOnlinen se bëhet fjalë për një vetaksident, teksa lëndime trupore ka marrë një person.
“Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, deklaroi Krasniqi.