Deputeti Hisen Berisha, e demanton presidenten Osmani për takimin me Martin Berishaj në Kroaci.
Dëshmon edhe kjo fotoja e publikuar.
“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës”- u shpreh Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.Osmani deklaroi se nuk e ka ftuar ambasadorin Berishaj gjatë vizitës së fundit që ka zhvilluar në Kroaci.
Ajo tha se në raste të tilla, sipas saj, më e mira është që ai të largohej vetë nga pozita.
Madje Osmani tha se ketë gjë e ka kërkuar edhe në takimet e përbashkëta me Ministrinë e Punë të Jashtme.
“Unë dëshiroj që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë krye më vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheqë vet. Në takime të përbashkët që i kemi bërë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”- u shpreh ajo.
Presidentja ka thënë se kur ka ndodhur rasti ka kërku nga MPJD raporte lidhur me pastërtinë e akuzave që i janë bërë.
“Në momentin e parë kam kërku nga Ministria e Punëve të Jashtme ta thërrasë në raportim dhe të kërkoj dëshmi me shkrim lidhur me pastërtinë ndaj akuzave që janë bërë. Mua më është përcjellë nga MPJD që i ka dërgu dëshmitë jo vetëm ambasadori por edhe Sllovenia dhe Kroacia kanë dërgu dëshmi atje. Po ju tregoj çka më është thënë”- ka shtuar tutje Osmani.
Mirëpo, këtë e demanton deputeti Hisen Berisha ,ai pohon ‘’Presidente thuaje të vërtetën Martin Berishën e takova dhe un Deputet i kuvendit Kosovës Atasheun ushtarak qe ish ushtar imi Me Martinin merret gjykata. Për veprimet e tij, po do te ishte e rrugës që ju ta shkarkoni bashkë me Kryeministrin gjersa të përfundojnë — hetimi e gjykimi ‘’ shkruan deputeti Hisen Berisha