Diell e vranësira, sot pak më ngrohtë

                   Mot më stabil parashihet për ditën e mërkurë, me vranësira e intervale me diell. Në mëngjes ngrica, me temperatura minimale prej -4C e -1C. Temperaturat maksimale 10C deri 12C. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi 6-12m/s Mbetet mot stabil edhe të enjten e të premten, me temperatura në rritje përreth vlerave normale prej 15C e 17C Të shtunën, do të ketë intervale me diell, derisa pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.