Drejtoresha DKA-së Luljeta Veselaj-Gutaj tregon se arsimi në Prizren është  i dyti me performancë në Kosovë

                   Drejtoresha DKA-së në komunën e Prizrenit Luljeta Veselaj-Gutaj tregon se arsimi në Prizren është  renditur i dyti sipas performancës në Kosovë .Prizreni është renditur i dyti në Kosovë, me performancen e arsimit parauniversitar me vetëm 0.86 pikë diferencë nga vendi i parë. Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, tregon  se suksesi është arritur me punë përkushtuese  që është bërë pa u lodhur. “Vëmendja jonë mbetet jo vetëm për të dëgjuar atë çka thuhet e kërkohet, por vullneti dhe qasja pragmatike e jona është e koncentruar dhe e orientuar në të mirën e ardhmërisë tonë, që janë fëmijët tanë. Ne, fjalët i bëjmë vepër dhe si gjithnjë korrim suksese vetëm me punë!”, shkruan  drejtoresha  e  DKA-sw  Luljeta Veselaj- Gutaj. Ajo  pohonte  synim i kësaj drejtorie   është që të jemi të parët në Kosovë. E këtë  garant edhe  do ta arrijmë /www.QendraPress.com