Drejtori i Bujqësisë Nderim Kadriaj,takon banorët të Caparcit për kanalin kulluesë

         Drejtori i Bujqësisë Nderim Kadriaj,takon banorët të Caparcit për kanalin kulluesë, që tashmë është bërë nevojë urgjente për ata banorë. Ai në faqen e tij  elektronike ka shkruar

‘’ Vizitë në fshatin Caparc, për të parë nga afër gjendjen dhe nevojën urgjente për ndërhyrje në hapjen e kanalit kullues, i cili prej kohësh është bllokuar gjatë reshjeve të shiut shkakton vërshimin e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore. Me kërkesë të Franqeskos dhe Antonit, dola në terren për të parë drejtpërdrejt problemin me të cilin përballen banorët dhe fermerët e kësaj zone.  U premtova se kjo çështje nuk do të mbetet pa zgjidhje. Ne do ta bëjmë punën tonë me përgjegjësi dhe përkushtim, që ky kanal të hapet dhe toka bujqësore të mos dëmtohet më nga reshjet. Caparci meriton vëmendje dhe zgjidhje konkrete.’’ ka shkruar drejtori Kadriaj./QendraPress/