Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, përcolli sot nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal në Prizren.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, përcolli sot nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, ku aktualisht po ripërtërihet ngjyra e shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit.

Punimet do të vazhdojnë edhe nëpër fshatra, deri në përfshirjen e të gjitha lokacioneve të planifikuara, për të ofruar infrastrukturë rrugore sa më të sigurt dhe funksionale për të gjithë banorët tanë.

/QendraPress/