Drejtori  Osman Hajdari, fletë për investimet ne Spitalin Rajonal të Prizrenit.

  Nga dita ime e parë si drejtor i spitalit “Prim. Daut Mustafa” në Prizren, kam pasur vetëm një synim, transformimin e plotë të spitalit dhe kthimin e tij në një institucion me standarde evropiane. Sot, puna dhe përkushtimi ynë po kthehet në investime konkrete në çdo repart.

​Në kuadër të këtij rrugëtimi, dje pritëm në institucionin tonë Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, dhe Zëvendësministrin Dr.Arsim Berisha.

Së bashku pamë nga afër punimet intensive që po zhvillohen në Repartin e Pediatrisë dhe atë të Internos, ku ndryshimi rrënjësor po merr formë çdo ditë e më shumë.

​Për të kuptuar dinamikën e jashtëzakonshme të punës së menaxhmentit aktual, mjafton të shohim krahasimin e shifrave të investimeve, që flasin më së miri për dallimin e madh me të kaluarën.

Viti 2025: Kemi realizuar rreth 3 milionë € investime!

Viti 2026: Po investojmë edhe 5 milionë € të tjera në projekte kapitale!

​Në vitin 2027, kemi projektuar dhe jemi plotësisht gati për të investuar edhe 5 milionë € shtesë.

Periudha 2014 – 2021 (Para menaxhmentit aktual) 3,846,807.91 € investime në total përgjatë 7 viteve të plota.

​Nga viti 2022 e deri më sot, shifra e investimeve të përfunduara, në proces dhe të planifikuara kap vlerën e 13,446,356.96 €.

Ndërsa me mbi 5 milionë eurot e tjera të planifikuara për vitet 2028-2029, totali shkon në rreth 20 milionë € – që i bie mbi pesëfish më shumë investime sesa në periudhën paraprake!

Spitali tani ka infrastrukturë moderne, pajisje mjekësore të fjalës së fundit dhe zgjerim të shërbimeve.

Kjo do të thotë kujdes shëndetësor shumë më cilësor për qytetarët tanë dhe një ambient pune dinjitoz e motivues për stafin tonë mjekësor.

​Falënderoj Ministrin e Shëndetësisë për mbështetjen e projekteve tona.

Një falënderim shkon për të gjithë punëtorët e spitalit të cilët janë bashkëudhëtarë dhe shtylla e këtij suksesi të madh.

​Vazhdojmë me punë dhe me ritëm edhe më të lartë