Drejtoria e Shërbimeve publike në aktivitete të përditshme,tani vazhdon krasitja e pemeve dekorative.

Drejtoria e Shërbimeve publike në aktivitete të përditshme,tani vazhdon krasitja e pemëve dekorative, lidhur me aktivitetet e Drejtorisë së shërbimeve publike kryetari i komunës Shaqir Totaj shkruan ‘’ Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e krasitjes së pemëve, që kontribuon në përmirësimin e pamjes urbane dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike. Aktualisht, ekipet po punojnë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, për një mjedis më të pastër e më estetik.’’ shkruan kryetari Totaj./QendraPress/