Dy burra në Prishtinë gjenden pa shenja jete, trupat e tyre dërgohen për obduksion

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për dy raste, ku dy persona janë gjetur të shtrirë në tokë pa shenja jete, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Njëri nga rastet është raportuar nga një grua mëngjesin e së mërkurës, ku mjeku ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimës mashkull, derisa tjetri ka ndodhur në mesditë.

Trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN

· Prishtinë / 27.03.2024-06:40. Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.