E diela e poezisë;Mimoza Gjetaj

0

Jeta

Eshte nje vizë realiteti …

Emozion i pa arritëshem ne natën e  një vere te nxehtë…..

 Eshtë  adrenalina  që në shpirt ndjejmë

Jeta eshtë mërzi., dhimbje  ,lot ,

gëzim .ndjenjë e emozion i fortë

Jeta eshtë si një luftë e vertet, duhet lodhjen të ndjesh e të derdhësh  djerse .

Jeta esht enderr , emozion pa fjalë ,

eshtë te luftosh që vetvetes ti dalesh balle .

me fjal qe ndofta pas te gjykojn ,

Jeta eshtë te gabosh ,te dish te falesh e ta pranosh .

Jeta eshtë lufte … e si te till duhet ta  pranojmë …

ZOT I VETES PËRJETËSISHT

Pos zotit dhe shpresës

Mos i beso askujt

Se mbetesh udhëkryqeve

Si një siluetë hijesh

Që nuk ngjet me asgjë me ty…

Pos dashurisë dhe shpresës

Mos i beso askujt

Se mbetesh as në tokë as në qiell

Më afër humbje se fitores

Më larg dëshirës me afër dëshpërimit…

Pos guximit dhe shpresës

Mos i beso askujt

Se mbetesh jashtë gjithë asaj

Që je ti dhe synimi yt i gjëllimit

Për të qenë i lumturi i suksesit…

Pos hyjnores dhe shpresës

Mos ia dhuro veten askujt

Se mbetesh llamarinë e zhurmshme

Argëtuese e erës dhe e kotësisë

Kohë e humbur pas asgjësë…

Pos vetes dhe shpresës

Mos iu bindë askujt

Se mbetesh top bosh i lojës

Që përfundon vetëm me humbjen

Që mund t’ ia dhurosh vetes…

Me gishta në gojë po mbete

Pa ritmin e zemrës pa frymën e shpirtit

Do të dukesh si një karikaturë e bukur

Nga e cila do të frikohet edhe frika…

Pos guximit shpresës besimit bindjes

Për hyjnoren parajsën dhe zotin

Duhet të jesh zot i vetes përjetësisht…

Asgjë e përkohshme s’na duhet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *