Eskalon debati/ Vjehrri shtynë nusen në Prizren, përfundojnë të dy në polici

                      Në Prizren sot ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”.Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi.Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, pas të cilit 68-vjeçari e ka shtyrë nusen dhe ajo është rrëzuar.Si pasojë, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar.Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin.