Fatmir Hysni Hoxha,Dëshmor i  luftës dhe idealist i pa epur për liri

                    Sot, 23  vite me  parë tragjikisht  vdes  Dëshmori  i UÇK-së  Fatmir Hysni Hoxha, i cili  që  kur ra  kushtrim i  legjendarit Adem Jashari, ai  ishte  angazhuar  ne  luftën për liri  edhe pse i ri në moshë  atje  ishte  në  shërbim të luftës së UÇK-së. Ai si 18 vjecar vullnetar në luftë për liri, sy patrembur e sy shqiponje, ju bashkua djemëve të lirisë  e shokëve të tij, ti shërbejne atdheut në UÇK!  I  pas  luftimeve kishte marr plagën në  betejat e UÇK-së në Kosharen legjendare,  pa u trembur , ishte luftëtarë dhe pas u sëmua ne fronte Koshares, dhe  shërohet  në  spitalet e  Tiranës, mirëpo  fati deshti,  pasi ai ishte idealist i pa epur  i lirisë  dhe  tragjikisht  duke u kthye në shtëpi humb jetën. Por, Kosova gjakut të këtë Dëshmori  ende  i ka mbetur  borxh  sepse  statusin e  këtij Dëshmori  ende se  dërgoi në vend. Ai  mbetet  njëri nga ata  Dëshmorë që  ishte  i matur i sjellëshëm dhe,mbi të  gjitha  ishte  frymëzuar  atdhetayrisht  në familje  tij atdhetare. Eshtrat e tij  tashmë  duhet të prehen në  vendin meritor tek Varrezat e  Dëshmorëve dhe ai  duhet të  gëzojë edhe statusin e  Heroi  të  Kosovës, ishte  luftëtarë emblematik për  moshën që kishte  dhe i tillë mbetet tek të  gjithë ata që e njohën dhe luftuan krah për krah me këtë Dëshmorë lirie./www.qendrapress.com/