Fjalët e para që Eriksen u tha bashkëlojtarëve pas momentit që sa nuk i kushtoi me jetë

                             Christian Eriksen, i cili u rrëzuar në fushë kundër Finlandës të shtunën, mbetet në spital, por ka folur me shokët e tij të ekipit dhe u shfaq në humor të mirë. Në një konferencë për shtyp të dielën, trajneri i Danimarkës zbuloi se ekipi kishte folur me lojtarin dhe se ai shfaqte në gjendje të zakonshme.“Ne biseduam me të këtë mëngjes përmes videocall dhe pamë buzëqeshjen e tij në ekran”, ka thënë Kasper Hjulmand.“Pastaj ai tha: ‘Si jeni të gjithë? Unë mendoj se jeni më keq se unë. Më duket sikur do të shkoj të stërvitem tani’”.“[Ai gjithmonë] mendon për të tjerët para vetes. Ai dëshiron që ne të vazhdojmë të luajmë, kështu që do të bëjmë. Ne do ta bëjmë atë për Christianin”.Qëllimi tani për Danimarkën është të kthehet në normalitet dhe ata do të stërviten përsëri të hënën, por trajneri e di se nuk do të jetë e lehtë. I gjithë grupi madje po merr ndihmë psikologjike.

“Christian është në duar të mira”, deklaroi trajneri. “Detyra jonë është të gjallërojmë shpirtrat e lojtarëve dhe t’i bëjmë gati për të enjten [kundër Belgjikës ]”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.