Flasin nga Qeveria, tregojnë nëse mund t’u konfiskohet pasuria mërgimtarëve

0

                       Qeveria e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se me Ligjin e Ri për Byronë Shtetërore, mund të konfiskohet edhe pasuria e mërgimtarëve, shkruan Reporteri.net.Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë konfiskimin e pasurisë së personave që janë zyrtarë apo anëtarët e të familjes së tyre, personat e ekspozuar si dhe palët e treta nëse ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar tek ata.Ai ka thënë se Byroja mund të verifikojë pasurinë edhe të personave që janë familjarë të zyrtarëve, pavarësisht vendit ku ndodhen ata, e nëse ka indicie që pasuria e paligjshme ka kaluar tek ta.“Kjo assesi nuk ka të bëjë fare me pasurinë që me punë e mund e ka bërë diaspora jonë”, ka thënë Sallahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *