Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga Kosova po i drejtohen qyteteve bregdetare të Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit.

Qytetarët shprehen se kushtet e favorshme të motit dhe çmimet e përballueshme janë ndër arsyet kryesore që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për fundjavën.“Koha është shumë e mirë dhe deti është alternativa më e mirë për të kaluar fundjavën me familjen. Edhe çmimet janë të arsyeshme,” shprehen disa prej udhëtarëve.Lëvizja e shtuar është lehtësuar edhe nga procedurat e reja kufitare. Që prej 1 majit, në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit, e cila mundëson lëvizjen pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes.Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar kanë hyrë më shumë se 26 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë gjatë gjithë fundjavës, veçanërisht në drejtim të zonave turistike bregdetare./abcnews.al/