Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina CEKA

RËNKIMI I TOKËS

——————————

Tres sytë drejt horizontit pa mbarim,

ku lotin Tokës e ndiej të rrëshqasë,

përhumbet mendimi i mirë në pikëllim,

e fundoset në të çarat që la ai tërmet i lashtë.

Aty ku ëndrrat u shuan nën rrënoja,

u varrosën pa asnjë ceremoni,

ku trupat e shtypur kërkohen ende,

mes luftës, tërmetesh dhe stuhi.

Universit i kërkoj pak, vetëm pak mëshirë.

Qaj, lutem, ulëras; i përgjërohem të biem në ujdi.

Akordet vdesin përballë universit matematikë,

teksa Toka, mes dridhjeve, përpiqet të balancojë trysninë e vet.

Njerëzimi në gjunjë lutet, qanë, ulëret…

/QendraPress/