Fryma poetike e së dielës  me poeten;-Anila KODRA

TË DASHUROSH NUK ËSHTË MËKAT

——————————————

Sonte, qielli paska më pak re,

Çuditshëm as yjet nuk duken fare.

A s’do ish mëkat të shkojmë nga kjo jetë,

Ndarë nga fjalët e botës së ndyrë e ziliqare ?!

Dashuri, ty mëkat kush ta vuri emrin ?

Kush për ty trilloi e foli shumë fjalë?

Vallë a e dinte se vetëm fantazoi,

E me trille vrau në shpirt vajzë e djalë?

Dashuri, e sheh, sot qielli s’ka re,

E ti mundesh tani në këtë errësirë,

Të na shohpsh shpirtin të gjithëve ne,

Të na ngrohësh zemrën e gjakun e ngrirë.

E si mund njeriu atë ta mallkojë?

Vallë dashurinë mëkat si ta quaj ?

Pa shpirt është kush dashurinë do gjykojë

S’ka zemër ai që dashurinë e bën të vuaj.

Sot qiellit retë vërtet i janë larguar,

Por as hëna nuk ndriçon asnjë çati,

Se mëkat e quajnë dashurinë e pastër,

Ata që në shpirt kanë veç ngjyrën gri .

Nuk është mëkat të dashurosh njeri.

Jo, të duash e ta falësh është ndjenjë hyjnore.

E ndodh të duash fort , fal dhe zemrën ti.

Është sublime, e bukur, e brishtë ndjenjë superiore.

/QendraPress/