Fryma poetike e së dielës  me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Triptik dimri

-1

Pas shiut … nën urën e Drinit peshqit luajnë

 me rrjetat e peshkatarëve

Dy shpend të bardhë sillen rrotull mbi rrjedhë ,

e lexojnë vargje dashurie të sjella prej malesh..

Aty bien lot …

Bien re të stërgjatura që ngatërrohen me dëgët lakuriqe ..

Ndërsa dimri ….shtriqet në dy brigje

duke gërleshur flokë vajzash

-2

Kur zbret mëngjesi në Shen /Gjin

,deti merr me vete ëndrra grash .

I lëshon mbi varka..

I çon larg ..aq larg …sa toka u duket e frikshme ..

E kur i kthen ….

Në rërë duken akoma hijet e kuajve të

egër që hingëllijnë të harbuar …

Me sytë e skuqur ..

-3

Në lagunën e Vainit …era thyen fate shtegtarësh që na mësuan se .

.ikjet janë vetëm stinë të ftohta .

Atje …pulëbardhat lahen me ujë të ëmbël e

nuk i tremben më gjuetarëve..

As shiut …

Ato ua ndjejnë dhimbjen grave, kur i shohin tek nxitojnë

nëpër rrugicat e zbrazura e presin të filloj mesha ..

Në këtë kohë me shi ..

Ato….

Do ndezin qirinjë

Do bëjnë lutje ….

E më pas ..do i fshehin nën jastëk të gjitha

ëndrrat e vrara prej burrave

Ah sa dhimbje …

Fytyra e tyre u ngjajnë ftonjve …

/QendraPress/