Fryma poetike e së dielës me poeten;-Florida PLAKIQI

KUMBO ME HESHTJE
———————————–
Rri njeri, me t’perëndu dielli si me magji,
me t’buzëqeshë fati në mërzi.
Me mujtë mallin, me t’lanë një copë,
një libër ndryshe shkruar sot,
kur qeshë se të shtjerrën lotë.
Kur mbledhë vetën sikur dje,
s’sheh njeri as Zot mbi dhe,
i bie rrugës, çdo ditë që shkelë,
njëzëri e thërrasim; Jetë,
tjetër emër,kur fati të rrehë.
/QendraPress/