Fryma poetike e së dielës me poeten;-Lina POLLO

Prap më foli Heshtja
——————————–
Nuk e dua mbrëmjen, më fton në vetmi
Pastaj më flet heshtja, c’ti thëm se di?
Nuk e dua as qetësin, se ngelem pa zë
Dua puthjet e tua, atë dashuri që në shpirt ti lë
Nuk rri dot pa ty, sa larg humbet përdit
Sytë s’të gjejn më, me heshtjen jam duke të pritë
Më ka marr malli, për aromën tënde që zgjon c’do kujtim
Më ka marr malli, s’të shikoj më as në ëndërr ngelem me trishtim
Më mungojn shum, perqafimet e tua
Më mungon cdo fjal , kur më thoje të dua
As dita nuk shtyhet , ora as minutat pa frymën tënde
Të dua vetëm ty, dhuratat nuk vlejn se zemra të kërkon ende
Ti je dhurata më e bukur, që më dha kjo jet
Se zgjove cdo ndjenj, ndjehesha si nje princesh vërtet
Ti hape atë dritare, që e mbaja mbyllur prej kohësh
Dhe brënda ke lënë një emër, që e ruaj mes lotësh!
/QendraPress/