Fryma poetike e së dielës me poetin:Sadbere Gagica SPAHIJA
VARGJE NË VETMI
———————————–
Sonte vetmia më vret
Vargjet m’i përkëdhel
Kjo erë vjeshtë
Me temjan
Vuajtja është fshehur
Nën lëkurë stine
Errësirë kudo
Diell askund
Lotët udhëtojnë
Udhës së vet
Fshijnë heshtur
Gjurmët ëndrrat?!
Urat puthin brigjet
Dhembjet marrin qiellin në sy
Plagët shpojnë
Si gjemba nëpër trup
Plot golle kjo jetë
Arna arnuar
Lidhur me zinxhirë
Kjo ditë vjeshtë
Ku je o fati im
Që luan me mua
E me grith
Me thonj maceje?
Ku je?
/www.qendrapress.com/