Fryma poetike e së dielës  me poezinë e poetit:Agron SHELE

Prarim…!

—————————

Jeta është dhimbje dhe dëshirë e heshtur
rendur në kufijtë e vizioneve të shkuara,
është gjurmë gjaku dhe shkronjë e mbjellur
rishkruar në psaltët e fshehura të memories!

Pastaj ajo lëvore që fsheh damarët
e vishnjës që mbledh netët, Hënës në ndriçim
është më shumë se njëmijë mbrëmje, zbritur prej Veriut
nga më të lartët yje, shpirtit vezullim.

Dhe sot kaq befas, shfaqet si prarim
dritë engjëllore, përmbi çdo shkëlqim
s’ është mjegull e rrëzuar, mbi lumë a liqen
por fanepsje e botës, derdhur në magji!

/www.qendrapress.com