Fryma poetike e së dielesë  me poeten;-Anila TOTO

Një natë me shi

——————————–

Po bie shi…

Një erë e çrregullt fryn gjithandej

pa asnjë drejtim,

pa asnjë anë.

Një zë në shpirt

nis e më flet

për dimrat

që pas lamë.

Dhe ne, si era pa drejtim

me mijëra ide

në kokë

ngarkuar.

Nisim stuhitë

me shi e gjëmim

derisa të jemi çliruar.

Pastaj vjen mëngjesi

i bardhë,

i paqtë

dhe i vërtetë.

Pas shiut, dielli

do shpërthejnë patjetër

lulet

plot ngjyra

e jetë.

Anila Toto

/QendraPress/