Fryma poetike e së dielesë  me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Libri i buzës së pare

————————————–

Atë moment, kur putha buzën e parë

Unë e ti…

Sa të vegjël, sa të mirë, sa të parë.

E kujtoj,

fotografi e paketuar me letër të vrarë,

Dhe kujtimet si valë deti,

pa fjalë.

Lumturi më shkite nga duart shumë shpejt,

Të putha e të lashë të ikje

si mbret.

Ohhh jetë…

Unë e ti… e mbyllëm librin tonë,

Se Për ty nuk shkruaj dot,

Se je dhimbje e palosur në gjoks

E lyer ne lot

Të lashë e nuk të prek dot.

I hedh sytë nga fëmijët sot,

Amanet që më shtyn më fort

Të luftoj, të gëzoj,

Të qesh, të dashuroj.

Atë moment kur putha buzën e parë

E dija lumturia s’do kishte te ndare.

Shikimi ynë i rralle

Si vesa kur te puth ne ballë,

Dashuri që u vulos në mall.

Një shtegtim që u qendis me lot,

Me petale e lule plot.

Përditë i marr erë e më bëjnë të fortë,

I bekova, i quajta:

Dashuri, lumturi, dy femije.

Faleminderit Zot!

Libri i buzës së parë

Alda

/QendraPress/