Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albina TREBICKA

GRIMCA KOHE,frikëra moshe…

—————————————

Dua sot ta mbyt mërzitjen time

Copa-copa tutje era ta hedhë

Le ta çojë ajo ku të dojë…

Vetëm jo në çastin që vjen

Unë mbytem në sytë e çastit

Shpirti më merr ngjyrë pranvere

Më ngel mendja tek një mall i fjetur

Më ngec vështrimi tek një syth peme

Kur ma bën dielli me sy

Dita ime rrjedh krejt ndryshe

Nata merr dritën e hënës

së plotë

Mund gjumi britmën e mërzitjes së kotë

Grimcat e kohës s’mbushin dot hapësirat e viteve

Të gjitha frikërat e moshës i kyç tek ditët në ikje…

A.TREBICKA 22.03.2023

/www.qendrapress.com/