Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Alma NDOJ

Sot!!!

——————–

E ulur rrëze dritares e po vëzhgoj

Shiun që bie pa ndalim

Minuta lart në qiell po shikoj

Pse po qan aq shume dhe pa pushim

Mos vallë dhe ti je i mërzitur

Nga kjo botë e keqe dhe mizore

Mos vallë dhe ti shikon njerëz të lënduar

Dhe s’mundesh më të jesh miqësore

Sot dhe ty të ikën ngjyrat

Sot je bërë i gjithi gri

Qaj dhe ti , bërtit

Se shumë e shumë mund të jenë si ti

Qaj sot qaj mos ndalo

Se nesër dielli do vi tek ti

Kurrë një gjë mos e harro

Mbas çdo ngjyre gri vjen një portokalli!!! /www.qendrapress.com