Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Barie ÇUPI

Ethet e mallit…

Ca rrugë që kalova,më përmendën sot,

rënkimet e akullta,m’u bënë zjarr e flakë,

qerpikëve të pishës,pashë t’u rridhnin lot,

unë si erë e lazdruar,iu hodha përqafë.

Një zhurmë vogëlushësh,m’u zgjua papritur,

m’u mjegulluan sytë,si qielli zënë nga retë

një grusht mall i ruajtur,për brinjësh puthitur,

askush s’mi hapi krahët,nuk doli t’më presë.

Iu nduka atij mali,me dhimbje shpirti strukur,

si gjethe e rënë,si gjurmë mbi dëborë,

si vesë që teret shpejt,mbi vargje si flutur,

copëza drite mblodha,i shtrëngova në dorë.

Në pikëllim m’u kthyen,ato ethe malli,

tek ngjitesha asaj kodre,pa dal’ mirë drita,

i trokita portës,nëna derën s’ma hapi,

k’to fate të marra,na u bënë psherëtima.

Më mungoi fryma,oborresh ku jam rritur,

ndodhi ç’kish për t’ndodhur,e të gjithë ikën,

më mungoi forca,për t’u ulur e pritur,

si e shtangur mbeta,sytë m’u kopsitën.

Po t’ish dikush afër,shtrëngohu t’më thoshte,

gjunjët më dridheshin,nuk pipëtinte asgjë,

shtëpia si kala,lënë bosh turfullonte,

veç hijet e tim eti,m’u kthyen si nën zë.

Ngado u shpërndamë,si zogj’nëpër”ferra”,

lamë lezet e emër,koka pas në merak,

sa e rëndë kjo ditë,zemrës iu kyç dera,

do jemi ku t’jemi,por nuk qeshim dot rehat.

/www.qendrapress.com/