Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Dije LOHAJ
VARGJE PËR ORËT E VARGJEVE
Fjalët tuaja magjike
Nxehin tokë e diell
Shuajnë etjen me oqeane,
Me re e me shi lodrojnë
E me rrënjë malesh ushqehen.
Dhe ti yjet i vë në ballë,
Në një kopsht të artë
Prashit lulet
Pas cunameve që ua solla unë,
Në qiellin e zjarrtë prek
Ajrin, dritën, aromën,
Në orën e jetës tënde artistike
Dhe kur hape derën dhe hyre,
U ndrojtët si fëmijë.
Të besojmë
Edhe tani na vijnë dridhje
Nga rrënjët e këmbëve të tua,
Kur qëndis artin
Me ato gjethe të skuqura,
Të freskuar me lirën e tingujve,
Me ato rrënjë mali.
Hyre pasi brodhe anekënd botës
Për të shpikur ngjyrën
E syve në vegim,
Për të thithur gjinjtë
E dhimbjes së atdheut,
Me kafshata të dashurisë mitike,
Me ata pak djathë gurësh
Të Kalasë së Shenjtë,
Që e hanim bashkë me vargjet e lirisë,
Të plisit e të trollit,
Pas çdo gjurme,
Që linin këpucët e dheut te atdheut.
/www.qendrapress.com/