Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Edmira XHAFERI
TASHMË
—————————
Në jetën time
Jam endur në shtjellë,
Shpesh e paemër,
e pafat,
pa dashuri.
Shpesh në mes të rrugëve
kam mbetur e kryqëzuar, njëjtë
Si Krishti i fshikulluar me kamzhik
prej xhelatëve.
E gjithë jeta ime ka qenë një vorbull
Më shumë e trishtë e me dhimbje,
Se sa me hope të dëshirueshme gëzimi.
Kjo shtjellë,
Ikjen e pakthimtë ka sjellë
në mendimet e mia.
Kuptimi e kishte humbur kuptimin,
dhe jeta ime e pat humbur jetën,
deri në çastin që erdhe ti tek unë.
Tashmë jeta ime e ka një kuptim,
Qëllimi ndjek ëndrrat,
Jeta ime e ka jetën për të cilën
ia vlen të jetohet fort
dhe të vdiset bukur.
…Dhe ky je ti.
Tiranë, 23 mars 2023.
/www,qendrapress,com/