Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Rozafa SHPUZA
Për nji pranverë ndryshe
——————————
(Poezi karantine)
E di se diçka duhet me ndryshue…
Me gishta nervozë lyej flokët
si boja e asaj lules që çilë në kërcell,
prejse s’ia ka besën degëve tanë ferra.
Njes sipër thonjve të kafshuem deri n’mish,
leskra suvaje
rjepun prej murit të vijëzuem me metër përvjetorësh.
Prej vjerrcace vetmitare të raftit
zgjedh ngutshëm fustanin
dizenjue me dallnyshe,
anipse s’më kujtohet emnin i kësaj stine…
Ulë mbi nji valixhe dëshirash
pres me u sosë gjama e tellallit
e pllumbat me shky kët fletë kalendarit.
/www,qendrapress,com/