Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Murtez ASLLANI
ÇUPA E ZELLSHME
—————————–
Një çupë e zellshme
me flokët si ar,
në shkollë shkon e gëzuar
dhe është n’klasë të parë.
I ka mësuar shkronjat
lexon për mrekulli
të gjitha shoqet
ia kanë lakmi.
Zgjohet herët
n’shkollë për të shkuar,
mësuesen dhe shoqet
për t’i takuar.
Në klasë është aktive
mësuesen e respekton,
me shumë kujdes
këshillat i pranon.
Mësuesja krenohet
me nxënësit e mirë,
për ta kujdeset
punon me dëshirë.
Shoqet e shokët e klasës
janë shumë krenarë,
që me mësuesen e vyeshme
përfundojnë klasën e parë.
/www.QendraPress.com/