Ftohen banorët e Sreckës,Mushnikovës, Gornjasellës, Prevallës dhe qytetarë të tjerë që të protestojnë për veprimin e Ministrisë Ambientit për pike-ndalimin në rrugën regjionale.

Almir Bajrami kryetar i Bashkësisë lokale ;Sreckë.Mushnikovë, Gornjasellë,dhe Prevallë me këtë rast për mikrofonin tonë ka apeluar se qëllimi i vendosjes se rampave /pikën dalimeve/ që është paralajmëruar është në kundërishtim të Kushtetutën e Kosovës sespe ndalon lirinë e lëvizjes së litë të qytetarëve, e drejtë e granatuar me kushtetutë, kurse këtë liri ua ndalon banorëve të asaj ane. Ai me këtë rast ka theksuar se në emër të banorëve të Gornje Sellë-s, ju ftojmë të na bashkoheni në protestën kundër vendosjes së rampës. Protesta do të mbahet të dielën, më 28.06.2026, nga ora 12:00 deri në 14:00, në vendin ku ka filluar ndërtimi i rampës. Ai me këtë rast pohon se kjo e ngarkon secalin nga këta banorë të fshatrave të përmendura dhe njëherit edhe banorët e pushimoreve në Prevallë dhe ata që duan të udhëtojnë për në Tetovë e Shkup. Ai apelon të dilët dhe të mos lejohet kjo ndalesë sepse edhe me ligjet e Kosovës është e ndaluar të vendostr një pikëndalimi në rrugën regjionale e ndertar diku në vite 1964 . Ai fton qytetarët të dalin në protestë të qetë e të kërkojnë të drejtën e lëizjes së tyre Edhe pohon se prania dhe mbështetja juaj kanë rëndësi të madhe. /QendraPress/