Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, një me fatalitet..

Në raportine policisë bëhet e ditur se gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident trafiku me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 64 me dëme materiale.
Në raportin ditor bëhet e ditur se gjatë një dite, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 9 ,tiketa trafiku.
Ndërkohë, janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit. Tashmë policia konstaton se a në të shumtën e rasteve shkak i aksidenteve është telefoni gjatë vozitjes.Prandaj, në të ardhmen po shqyrtohet mundësia që dënimet për këtë të jenë më të larta deri në marrjen e patent shoferit.