Gjeneral Selim Krasniqi,ish komandant i UÇK-së shkruan për luftën e UÇK-së dhe trajtimi i sotëm që  bëhet për luftën.

      Gjeneral Selim Krasniqi,ish komandant i UÇK-së lidhur me daljen e UÇK-së rikujton daljen publike në Zatriq e Drenoc. Ai shkruan  /po e botojmë letrën pa asnjë ndërhyrje/‘’Po, sot u mbajt përvjetori i daljes publike te UÇK-ës. Në këtë date per fat te keq kishin hyre forcat serbe dhe kishin rrahur e maltretuar civil te pafajshem. Ne fakt data e sakt e daljes publike ne Drenoc te Zatriqit, ishte data 28 Prill dhe kjo dalje ishte bere pas qendrimit ne keto ane te tani Heronjeve: Fehmiut dhe Xheves. Kete date e kam caktuar une se bashku me bashkepuntoret e mi te zones se dyte mbrojtese, ne kohen sa kryeja detyren e Kom. Te kesaj zone. E kam ndryshuar kete date pas kerkeses se disa personave, ne mesin e tyre edhe Baces Avdi, te cilin kishin arritur ta bindnin se ne kishim caktuar 28 e jo 26 prillin , me qellim qe ti merrte gjoja meritat dikush tjeter e jo bijte e tyre. Pra e kam ndryshuar per dy dite kete date per te mos krijuar percarje , ashtu siq deshironin disa. Ne dy rastet e sulmeve qe jane bere ne fillim ne ate pjese, kam shkuar personalisht dhe kam ofruar ndihmen e nevojshme. Ne rastin e dyte , ne ate pjese kam shkuar me shume luftetare e ne mesin e tyre , tani Heroi Mehedin Morina, i cili ate dite ka rene deshmore ne altarin e Lirise. Per fat te keq, shume prej atyre qe sot rrahin gjoks, ate dite po pinin qaj te zi ne zonat me te sigurta, ku na ftuan edhe ne, por ne morem nje ushtare ateher, i cili quhej Hamit dhe shkuam ne ndihme te shokeve, aty ku po zhvilloheshin luftimet. Ne patem rene ne prite ne fshatin Gexhe, pa e ditur se ne kodren perballe, ne nje bunker , kriminelet serbe kishin zene pusi, e ne keto momente Mehedini ra ne krye te detyres. Kjo ishte koha kur une pata vendosur te qendroj ne ate pjese e kete me kerkesen e Fehmiut. Aty ne ate kohe ishte vendosur edhe Gjeme Gashi ( gjermani ). Pas dy ditesh aty jam kthyer edhe me Gani Paqarizin, tani Hero i Kombit. Aty kemi takuar djem te zot e luftetare te shquar e qe tani jane deshmore e ne mesin e tyre edhe Mensurin, Bedrushin e Feimin e burra te tjere te fshatrave per rreth. Eshte punuar me shume perkushtim ne organizimin e celulave, ne armatosjen dhe formimin e shtabeve lokale ne te gjithe zonen. Kishim krijuar nje rregull, organizim dhe dicipline te hekurt. Natyrisht qe per shkak te zhvillimeve dhe luftimeve, por edhe nevojes per perhapjen e luftes, ne detyroheshim te leviznim edhe ne zonat e tjera. Te gjithe ne ate kohe ishim te perkushtuar dhe te motivuar qe te punonim e luftonim pa asnje medyshje, per te arritur lirine. Natyrisht qe ne kete mes jane dalluar disa prej tyre e ne mesin e tyre Ganiu, Bedrushi e Feimi, Mensuri, qe une i njofta ne fillim dhe plot te tjere qe une arrita ti njohe me vone gjate organizimit dhe betejave, qe ne kete moment nuk po i permend me emra. Me te vertete me vjen turp dhe eshte shume e peshtire tendenca e marrjes se meritave nga ata qe nuk kane bere bash asgje per luften dhe organizimin e saje. Ka prej tyre qe thjeshte kane ngrene e pire e kur kishte beteja e nevoje per sakrifica, ata nuk ishin aty. Per fat te keq edhe sot e ksaj dite ata vazhdojne ta njollosin dhe denigrojnd luften e paster te UCK-ves dhe luftetareve te devotshem edhe te kesaj treve dhe gjithe zones se pashtrikut. Ata edhe sot nuk kujtohen per gjakun e derdhur te Deshmoreve, te familjeve dhe femijeve te tyre, qe ne shumicen e rasteve jetojne ne kushte te veshtira e pa asnje perkrahje. Njerez te tille e te papergjegjshem , frikacak e servil, vazhdojne te perfitojne nga gjaku i derdhur, edhe duke u marre me shitjen e qertifikatave te veteraneve, invalideve dhe bile edhe deshmoreve. Ata po bejne ne vazhdimesi biznes me keto qertifikata dhe po na e nxin faqen e po na e denigrojne luften tone. Ata per cdo dite po e shtojne pasurine e tyre dhe po zene poste te ndryshme, duke u shitur para popullit si shpetimtare, athua se populli nuk i njeh se kush jane. O faqezinje e ju e dini sakt se per ke e kam, lerjani meritat e lavdine atyre qe nuk jane ne mesin tone, pra Deshmoreve te Kombit, bijeve dhe bijave me te mira te Kombit tone, atyre qe nuk kursyen asgje per ne e Lirine tone, se vetem atyre u takon lavdia. Ne te gjallet e sidomos juve qe po u drejtohem, ju e keni tradhetuar Luften akoma pa filluar ajo, ju jeni bashkangjitur nga frika dhe me qellime perfitimi. Kete qe sapo thash ju po e deshmoni perdite me sjelljet tuaja, intrigat, me korrupcionin dhe shkeljen e vlerave me te mira te Kombit. Populli ju njeh dhe e di shume mire edhe te kaluaren, po e sheh te tashmen e rrjedhimisht e kupton edhe te ardhmen e juaj dhe shkaterrimet qe po i beni . Mos harroni qe per veprime, luftime e organizime qe jane bere ne ate pjese , ju keni dhene edhe shume deklarata te koordinuara te shume sherbime dhe hetues te Unmik-kut ne ate kohe. Mos harroni se me shpifjet, nder te tjera edhe tuajat jane denuar edhe luftetare te devotshem , e kete per krime lufte, e kete jo me fakte por me shpifjet tuaja. Kur eshte puna te rrahni gjoks, te merrni merita, pozita e pasuri, aty jeni ju, e kur ishte puna per sakrifica, perkushtim e vetmohim, ishin te tjere, pra ju nuk ishit aty. E kur ishte puna per denime e burgime, ju u bete njesh me antikombetaret dhe ndihmuat ne denimin e luftetareve te paster e ta sakrifices. Po edhe une erdha qe te ndihmoj ne ate pjes dhe jam shume i lumtur qe pata fatin te jem krah Ganiut, Mensurit, Bedrushit E Feimit dhe shume deshmoreve te asaj ane. Jam poashtu shume i lumtur qe njoha shume luftetare ne ato ane qe luftuan me vendosmeri per Liri e Clirim, e te cilet nuk ishin frikacak si ju. Luftetare qe edhe sot ruajn vlerat, jetojne ndershem dhe nuk harrojne gjakun e derdhur te shokeve te tyre deshmore. Jam krenare per cdo gje qe kam bere per popullin e asaj ane dhe gjithe trevave e regjioneve pa dallim. Ne fakt une u denova per krime lufte per nje periudhe qe nuk isha aty, por ne detyra e vend tjeter, por nuk me bene pershtypje, sepse edi qe qellimi ishte te eliminohesha nga skena, te me nderprehej karriera , te mos mund te jepja edhe me tutje kontribut per vendin, e ju te rrahni gjoks sot dhe eventualisht ti mbulonit krimet qe ju mund t’ia kishit bere popullit tuaj dhe ndonje karrieristi qe ju kishte ne kontrolle. Per fund, Lufta ishte e Lavdishme se ne mesin e saj kishte burra dhe gra te ndershme , te vendosur dhe Atdhetare. Sa per disa nga ju qe po rrahni gjoks, lufta nuk do fillonte kurre. Ju penguat ne ate kohe, dhe sot me veprimet tuaja po u sherbeni interesave serbe dhe po njollosni figuren e luftetareve e veteraneve te vertete, invalideve dhe deshmoreve. Ju dhe njerez si ju ne gjithe vendin, po beni qe bota te na njeh per hajna e kriminele dhe po formojne gjykata qe te na denojne. Ju dhe ata si ju, jane kanceri i Kosoves. Do vije edhe fundi juaj, sepse populli e ka kuptuar se kush e cka jeni. Lavdi gjithe Deshmoreve, bijeve dhe bijave me te mira te Kombit tone. Poshte servilet, profiteret dhe tradhetaret. S.K.’’ shkruan Gjen. Selim Krasniqi./QendraPress/