Gjykata Speciale me seli në Hagë duhet të shfuqizohet urgjentisht, si Gjykatë e njëanshme Shkruan:Ruzhdi GASHI avokat

0

    Ai që e krijonë ai edhe e prishë, me procedurë të njëjtë. Kuvendi e ka kriju Kuvendi e prishë.

    Kosova, që nga paslufta, pra që 20 vjet, është përballur me shumë sfida dhe presione nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe nga BE në veçanti, edhe për gjetjen e drejtësisë për krime të luftës në Kosovë për vitet 1998-2000. Me këto tema janë marrë organet e drejtësisë të krijuara në Kosovë, nga UNMIK, EULEX si dhe nga Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi. Që 20 vjetë këto organe të drejtësisë në Kosovë të udhëhequra nga ndërkombëtarët e kanë kryer punën e vet dhe i kanë denuar ata që kanë menduar se kanë bërë krime. Shumica kanë dalë të pafajshëm.

Por, kundërshtarët e Republikës së Kosovës dhe Luftës për Liri e udhëhequr nga UÇK, të pakënaqur me këta maltretime të padrejta ndaj UÇK dhe vet Kosovës, me propozimin e Serbisë, me prova të fabrikuara në Serbi, me ndihmën e Rusisë dhe pinjollit të saj zvicërranit Dik Marti, u ngrit edhe një Gjykatë për “spastrimin” e radhës të UÇK, Gjykata Speciale me seli në Hagë, siç janë mësuar ta quajnë të gjithë.

Me këtë veprim, kundërshtarët e Republikës dhe të UÇK, brenda e jashtë vendit, por edhe nga naiviteti i disa miqëve tanë dhe politikës kosovare, me një presion të paparë ndërkombëtar, arritën që, këtë Gjykatë, ta aprovojnë në Kuvendin e Kosovës për të thënë se kjo është Gjykatë vendore.

Kjo çështje shkoi edhe më keq. U vendos që, kjo Gjykatë të merret vetëm me gjykimin për krime të luftës të bëra nga ushtarët e UÇK. Kështu kjo u bë një Gjykatë e njëanshme dhe raciste.

Njëanshmëria dhe racizmi i saj bëri që, kjo të delë edhe jo profesionale dhe puro politike, sidomos me ngritjen dhe njoftimin për akuza ndaj kreut të UÇK Hashim Thaçi dhe Kadri veseli. Me këto veprime, tani më, kjo Gjykatë, delë se është edhe kundër UÇK, kundër Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi dhe kundër vet Kosovës.

Kjo formë, me këtë pëmbajtje dhe me këto veprime, këtë Gjykatë e bënë të   papranueshme për Kosovën.

Kuvendi i Kosovës, urgjentisht duhet të marrë vendim për t’ia ndërprerë punën e mëtejme kësaj Gjykate si një Gjykatë e njëanshme, raciste dhe politike kundër UÇK dhe kundër Republikës së Kosovës.

Kunvendi i Kosovës, duhet të vendos për ngrirjen e raporeve me BE dhe ndërprerjen e dialigun me Serbinë, derisa nuk ndalen akuzat dhe terrori ndaj ushtarëve të UÇK, drejtuesve të saj dhe vet Kosovës.

Gjykata Speciale u kriju me vendim-ligj të Kuvendin të Republikës së Kosovës dhe mund dhe duhet të prishet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ai që e krijonë ai edhe e prishë, me procedurë të njëjtë. Kuvendi e ka kriju Kuvendi e prishë,  në procesurë të njëjtë.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *