Heroi i Kosovës Përparim Ali Thaçi po të ishte gjallë sot do të festonte 47 Vjetorin e lindjes

 Heronjtë e dëshmorët veç datëlindje kanë. Kjo është sa e saktë aq edhe krenare .Po ë ishte gjallë sot Heroi i Kosovës Përparim Ali Thaçi nga Landovica po të ishte gjallë  do ta festonte 47 Vjetorin e lindjes, Ai sot prapë  po e feston datëlindjen sepse i është i gjallë e po frymon në jetë, shprehet shoku e bashkëluftëtari më i ngushte Faik Berisha. Faiku e ka kujtuar shokun e tij të idealit  e pushkës edhe në kohë lufte atëherë kur vishet vështirë të përmendet emri i tij. Faiku e kujtonte  dhe po e atë ideal ai në shenjë kujtimi për Përparimin u tregua i paepur në luftë për liri.

Dëshmori i kombit  Përparim Thaçi, ishte ndër dëshmorët e parë  të Përdrinisë që ra në altarin e lirisë, Angazhimi i tij  filloi në Drenoc të Rahovecit atje ku herët nisi pushka e lirisë pas krismës së pushkës së Adem Jasharit, Përparimi la indeksin me plot dhjeta, la  topin në fushën e  gjelbërtë dhe  kapi pushkën e lirisë,  Flijimi i tyre dhe gjaku i këtyre dëshmorëve dhe gjaku i dëshmorit ta parë të Përdrinisë  Përparim Thaçi, që sot mund të  shkollohemi e  të jetojmë lirë, Gjaku i  këtyre dëshmorëve ishte  bazamenti i lirisë sonë. Derisa në këtë përvjetor edhe bashkëluftëtarë e kujtuan me pietet këtë dëshmor,edhe si një bashkëveprimtar të rrugës së lirisë. Derisa  shoku i idealit dhe i studimeve  Faik Berisha derisa  fliste për  figurën e këtij dëshmori tha se Përparimi ishte figura emblematike i të gjitha lëvizjeve të  atëhershme, ai me këtë rast përmendi edhe organizimin e protestave  të organizuara nga studentët  e ku Përparim Thaçi ishte  njëri ndër organizatorët e pastaj shkuarja në luftë dhe flijimi për për liri.

Njëri ndër shokët  e luftës  Faik Berisha  tha se rënia e  Përparimit neve shokëve na dha kurajë se si duhet të vdiset për  të mos vdekur kurrë./qendrapress.com/