Historia rrëqethëse e nënës së 5 fëmijëve: Burri më godiste me dërrasa dhe çekiç

0

Etleva Sorra është 43 vjeçe dhe jeton në Kashar të Tiranës. Jeta për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë.Ajo ka përjetuar një dhunë të tmerrshme nga bashkëshorti i saj prej 13-vitesh, deri kur mori kurajën për ta denoncuar në polici. Ajo është nënë e 5 fëmijëve.Historinë e saj rrëqethëse që përloti të gjithë, u transmetua ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel:E njoha në xhami me një motër myslimane. E pranova se edhe unë isha e divorcuar pa fëmijë, ai i martuar me tre fëmijë. Dhunën e kam pasur që në fillimet e martesës. E kam duruar për 13 vite martesë.Gruaja e tij e parë nuk e pranoi dhe u nda. Unë qëndrova me burrin. Ata u ndanë. Unë kam 5 fëmijë me të.Njësoj pati sjelljen edhe kur lindën fëmijët e mi. Dhuna ka qenë e vazhdueshme, më ka gjuajtur me hekur, dërrasa dhe çekiç, edhe fëmijët sidomos vajzat. Kanë qenë në kohë Ramazani dhe i ka rrahur të dyja vajzat, e ndonjëherë edhe djalin e madh.Unë e duroja dhunën karshi meje, por nuk durova dhunën ndaj fëmijëve. Më vinte keq shumë për vajzat, ata qanin e ai u thoshte mos bëni zë. Vajzën e ma ka rrahur me çekiç.Familja nuk ka qenë dakord, refuzova familjarët e mi dhe e mora. Ditën e enjte nga ora 3 e natës më merr e më thotë çohu të sqarohemi. Ku ke qenë kur ka ardhur shoku im, i them te dhoma tjetër. Pastaj nisi të më kapte për flokësh e të më gjuante grushte në 3 të natës.U zgjua në 10 dhe unë po i bëja kafen, kur ai kishte marrë një dërrasë dhe më nxiu me të. Kam qëndruar 1 javë në spital. Edhe me thikë më ka rënë. E pastaj mora në telefon policinë.Ka kërkuar që të tërheq denoncimin dhe më kërcënon. Më vjen keq më shumë për fëmijët se për veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *