Hoti përkujton masakrën e Rahovecit: Drejtësia do të mbisundojë si në tokë, ashtu edhe në qiell
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së bërë nga forcat serbe në Rahovec.
Hoti tha se kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Ai theksoi se drejtësia do të mbisundojë.
“Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell”.