Hyseni, Kurtit: Trego çka po ndodh në veri, apo po pret nga Amerika të të japë informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?”  

                           Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të tregohet i përgjegjshëm në raport me incidendet e fundit në veri.Hyseni e akuzoi Kurtin se ‘me duart e tij’ ia dha veriun Vuçiqit, derisa i kërkoi që të dalë para popullit e të tregojë se çka po ndodh atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Zotni Albin Kurti, shfaqu para popullit dhe trego çka po ndodhë në veri të vendit dhe si e ke ndermend me stabilizu gjendjen atje. Pak javë më parë, ti Zotni, me veprime e vendime diletante e amatoreske veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq”, shkroi ai në Facebook.Si me ironi, Hyseni e pyeti Kryeministrin nëse po pret nga ShBA’ja që t’ia zgjedh problemet me informata që ky si ka, referuar një prej intervistave të fundit të kryeministrit Kurti ku tha se ambasadori Hovenier kishte informata tjera që ai s’i kishte, lidhur me ujdinë e targave.“Apo, mbase po pret që të vijnë ata miltantët tu nga Zvicra a Gjermania, Suedia a Norvegjia, Austria a Danimarka……., ta stabilizojnë veriun???!!! Apo mos ndoshta ende je t’u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?”, shkroi ish-ministri. /Reporteri.net/.