Idrizi: “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin luftëtarët e orëve të para për liri të vendit”.

                    Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me rastin e përvjetorit të rënies të komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka bërë homazhe pranë lapidarit që shënon edhe vendin ku ranë heroikisht, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin luftëtarët e orëve të para për liri të vendit, andaj përvjetore të tilla na kujtojnë se sa e drejt ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” shkroi ai në postimin e tij. Së bashku me kryetarin, ishin edhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.