Javë protestash në Kosovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të hënën mblidhet ZRRE-ja

0

Javë protestash në Kosovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të hënën mblidhet ZRRE-ja

                                    Dy protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë organizuar gjatë kësaj jave në Kosovë.Në protestën e së mërkurës, Policia njoftoi se kishin marrë pjesë rreth 200 qytetarë, ndërkohë që numër më i madh i qytetarëve u pa sot në protestën e organizuar nga Partia Social Demokrate, shkruan Reporteri.net.Për dallim nga protesta e së mërkurës, kjo protestë nuk kaloi pa tensione në momentin kur protestuesit i janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.Protestuesit kanë kërkuar nga policia që t’i lejojë të ngjiten në shkallët e hyrjes së ndërtesës së Qeverisë për të mbajtur fjalimet.Policia nuk i ka lejuar dhe në këtë moment ka nisur një përplasje mes tyre.Një përplasje me policinë e Kosovës kishte edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili më pas u lejua të mbajë fjalim në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, pas tërheqjes së policisë.Molliqaj e ka quajtur frikacak kryeministrin Kurti derisa ka thënë se ai ka folur për shumë vjet për privatizimin, por tash nuk po bën asgjë për kompanitë e tilla.“Kryeministri ka 10 vjet që ka fol për dëmet e privatizimit të distribucionit, askush më shumë se ai nuk i ka bë favor kësaj kompanie, KESCO. Për 2 muaj i ka nda nga taksat tona, nga buxheti 120 milionë euro. Por, s’ngihen kurrë. Kjo kompani përveç tyre ka qëllim ta bankrotojë KEK-un. Ia ka mbi 50 milionë euro borxh, rrymë që na u ka shitë ne. Kurrë mundësi më të mirë s’ka pasë qeveria se ta kthejë tash distribucionin në shërbim të qytetarëve. Problemi është se brenda kësaj ndërtese është një frikacak, tuc, që veten e sheh si supermen. Bash që është tuc, është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shok as shoqe që të bashkëpunojë. Trimat kanë shok dhe shoqe, tucat kanë instrumente e masha për ta ruajtur veten”. “Ai vendim i ZRRE-së duhet tani të hedhet poshtë. Sot ka qytetarë aktivë, jemi ne, këtë vendim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë Molliqaj.Në fund të protestës, protestuesit kanë gjuajtur qirinj dhe poqa elektrikë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike.Pas protestës, Molliqaj ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta, aksione e tubime.Më 31 janar, të hënën, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), ka bërë të ditur se do të mbahet mbledhja e radhës e Bordit të këtij institucioni.Si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimit për tarifa të reja të energjisë elektrike.Zyra e Rregullatorit të Energjisë  ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovatë të dyfishohet nga muaji shkurt.Ndërkohë, Qeveria e Kosovës mori vendim për të ndarë 75 milionë euro për të subvencionuar furnizimin me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset.Kthimi i bllok tarifave është kundërshtuar ashpër edhe nga partitë opozitare në Kuvend, të cilat dështuan të miratojnë rezolutë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike./Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *