Jo vetëm koha e karantinimit ,po thuaja që nga ajo kohë ka dëmtime në dy drejtimet, në atë psikologjik po dhe atë buxhetor

0

                      Mrc.Lule Alidema, psikologe klinike, fletë  për  kohën e karantimit, sa sa e ka dëmtuar shëndetin mental  të  qytetarëve dhe buxhetin familjar?

        “ Jo vetëm koha e karantinimit ,po thuaja që nga ajo kohë ka dëmtime në dy drejtimet, në atë psikologjik po dhe atë buxhetor.

Fillimisht nuk e pranuam si diçka serioze, menduam se shpejt do të kaloj, por tashmë sa muaj ende jemi në trysni psikologjike, gjë që për pasojë ndikon dhe në buxhetin e thuaja gjithë popullit!

     Gati se ngjashëm ndikojnë tek njëra tjetra, si ana psikologjike në buxhet, si buxheti në anën psikologjike.

Njeriu përgjatë kohës sa jeton sigurisht se është i varur nga buxheti sepse nevojat duhet plotësuar si ato baziket dhe ato jo bazike.

Në anën tjetër kjo periudhë pandemie ka ndikuar shumë në ulje të ekonomisë, janë mbyllur shumë biznese dhe po vazhdojnë të mbyllen, rritet papunësia, dhe kjo rritë mundësin e uljes së buxhetit për secilin dmth, nuk është stil normal i jetës që kishim dhe për pasojë rritë edhe problemet psikologjike.

       Shoh popullin po mundohen në një formë të përcjellin një ritëm jete si kishim më parë, por prap nuk është e njejta gjë, duket qartë zbehja emocionale, ramje disponimi për çdo sferë thuaja, dëshprime, konfuzione, brengosje, frikë, demotivim, humbje të vullnetit për punë dhe aktivitete tjera, frikë për ndonjë krizë më të rëndë materiale, frikë rreth shëndetit qoftë dhe për ndonjë sëmundje tjetër ndryshe nga virusi etj.

Thjeshtë kjo pandemi lirisht mund të them shënon kthesë “ epokale” në çdo aspekt jete!

Jeta me kufizime nuk është jetë normale!

         Tashmë sikur u vetëdijësuam se shëndeti qenka mbi gjitha…secili nga ne jemi fokusuar tek shëndeti ynë dhe familjes, të jemi sa më të kujdesshëm për aq sa mundemi, pasi duket qartë sa rrethi është ngushtuar me rritje të numrit të të prekurve me covid-19.” /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *