Ju e keni bërë, jo “Asociacionin/zajednicën” por “Republikën Autonome Serbe”, në Veri.

                             Ju e keni bërë, jo “Asociacionin/zajednicën” por “Republikën Autonome Serbe”, në Veri, një njësi administrative e hapur, për integrimin edhe të njesive tjera nga brendia e Kosovës.  Kjo është në përmbajtjen e Planit franko-gjerman të Brukselit 27 Shkurt 2023, në Aneksin Ohrit me 18 Mars, 2023, si dhe Statutin e Beogradit të Ekipit Menaxhues të emëruar nga qeveria e Kosovës, që i arriti qeveria Kurti me Viçiqin e Lajçakun.

Kjo lexohet në qëndrimet e Kryeministrit Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, se ju e keni bërë Asociacionin jo sipas Ligjit 04-L/199, të vitit 2013, as marrëveshjes që kaloj filtrin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, por si “autonomi” territoriale politike e kulturore për Veriun dhe tjetërsimin e trashëgimisë ortodokse shqiptare në Kosovë.

Deklarimet e Kurtit në foltoren e Kuvendit:“Qeveria nuk pajtohet në parim me draftin e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imiton në përmbajtje dhe formë Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës”.“Unë këtë mund ta thellojë dhe thellimi i tij nënkupton pajtueshmëri në parim.  Por, ne nuk mund të shkruajmë tekste alternative, ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore, pa u pajtuar njëherë në parim me statutin e grupit menaxhues, ka deklaruar Kurti në foltoren e Kuvendit.  Kujtojmë qe ai dhe Qeveria e tij deri më tani nuk kanë prezantuar ose propozuar ndonjë draft alternativ me atë Ekipit Menaxhues, se si do të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe.Kurse nga qeveria e pavarësisë, ka trashëguar Ligjin nr. 04/L-199 pë ratifikimin e Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve, Kosovë – Serbi. Gazeta Zyrtar e Republikës së Kosovës / Nr. 38 / 17 Shtator 2013, Prishtinë. Miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i shpallur me dekretin Nr. DL-050-2013, datë 12.09.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Neni 3, pika 3, e Ligjit 04-L/199, të vitit 2013, sanksionon se, citoj:

(3. Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do të themelohet mbi të njëjtën bazë juridike sikurse statuti ekzistues iAsociacionit të komunave të Kosovës,…). Kjo më pastaj në vitin 2015, kaloi edhe nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese, për tu bërë e implementueshme, pa cenuar statusin e shtetit unitar të Kosovës./fb/transmeton /qendrapress.com/