Ka filluar realizimi i fazës së parë të deratizimit të rrjetit të kanalizimit në qytetin e Prizrenit.

                       Ka filluar realizimi i fazës së parë të deratizimit të rrjetit të kanalizimit në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike, në kuadër të projektit për Dezinsektim, Dezinfektim dhe Deratizim, të realizuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Nga afër këtë proces e inspektoi Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj.

Deratizimi, përmes trajtimit kundër brejtësve, do të zhvillohet edhe në ndërtesat kolektive, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.

Ky aktivitet synon parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit publik në qytetin e Prizrenit. /QendraPress/