Ka ikur në amshim edhe një burrë i nderuar i Prizrenit Luigj Kuzhnini

0

               Ka ikur nga kjo jetë  një burrë  dhe afaristë  i nderuar i Prizrenit, e kete e ka bërë të  njohur  përmes  fb  edhe i pari i komunës  Mytaher Haskuka   i cili në mes tjerash ka shkruar ‘’Me pikëllim të thellë e mora lajmin që ka ndërruar jetë Luigj Kuzhnini.

Luigji ishte një prizrenas i dashur, punëtor, i sinqertë e i buzëqeshur me të gjithë. Një prizrenas në mërgatë, që ishte gjithmonë i gatshëm për të kontribuuar për qytetin dhe Kosovën. Ishte në të gjitha organizimet e mërgatës shqiptare në Kroaci dhe do të na mungojë shumë!

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë mërgatës shqiptare në Kroaci!

Pusho i qetë baca Luigj

                    Derisa   edhe  Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve Prizrenit – Oda Prizrenit / Chamber of Prizren .Me këtë rast ka shprehur ngushëllime përmes kryetarit të kësaj Odee  Afrim Tejeci i cili shkruan ‘’   Sot, me shumë dhimbje morëm lajmin se miku Zejtari Luigj Kuzhnini paska ndërruar jetë, i cili ishte shembull si duhet të punohet për çështjen e kombit. z Luigj ka qenë një zejtar dhe biznesmen shumë i respektuar në Prizren, i cili do të jetojë gjatë në kujtimet e Prizrenasve dhe Kosovarëve që së bashku me shumë zejtarët ka qenë themelues te shumë shoqatave e Lidhjen e Shqiptarëve në Botë dhe luajtën një rol të rëndësishëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.’’ Shkruan  Tejeci, Varrimi i tij bëhet tw martën në  varrezat’’Brezovica’’ tç Zagrebit nw orën 13.00,/ qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *