Ka ndërruar jetë komandant ‘’Baca’’ Selim Krasniqi,njeriu i heshtuar i punëve të mëdha.

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër ish eprori ish /komandant Baca/ dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi.
‘’Baca’’ pra Seim Krasniqi ka dhënë kontributë të çmuar që në fillimet e luftës së UÇK-së, duke qenë njëri nga ata që bashkë me; Xhemshit Krasniqin, Xhevat Berisha , Hajrim Qengaj, Shani e Zafir Berisha e shumë të tjerë , ishte në aksion për bartjen e armëve nga Shqipëria për në Kosovë .Ishte në fiillet e para dhe organizimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren. Pastaj gjatë luftës ishte dhe mbeti njëri ndër luftëtarët më të afërtë të Kamandant Drinit dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Bislim Zyrapi. Ishte një burrë I fjalës dhe kur i pandryshuar në idelain e tij të palodhur për bashkimin e trojeve shqiptare. Aktiviteti, besinikëria ndaj lirisë dhe ,mbi të gjitha një burrë I besës dhe fjalës së dhënë. Ai përherë ka qendruar vertikal dhe ku i pa përkulur. Ai do mbetet I tillë për të gjithë ata që e kanë njohur këtë idiealist, luftëtarë e komandant të UÇK-së. Pas lufte ka dhënë kontribut të çmuar edhe në pajtime të gjaqeve dhe ngatrresave dhe ishte e do të mbetet një personalitet i paharruar për Prizren. Ai gjatë gjithë jetës së tij ishte i heshtur, por njeri I punëve të mëdha /QendraPress/