Kandidati Zafir Berisha premton se rrjedha e Lumit Drini i Bardhë nuk do të dëmtohet

0

              Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, siguron qytetarët se pas 17 tetorit, me fitoren e projektit “Shpresë për Prizrenin”, rrjedha e Lumit Drini i Bardhë nuk do të dëmtohet më, si dhe ambienti rreth lumenjëve nuk do të kundërmojë nga mbeturinat.

Projekti ynë parasheh edhe ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza që derdhen në Lumë midis fshatit Nashec dhe Tupec, të cilat dëmtojnë florën dhe faunën në Drinin e Bardhë, gjithashtu jemi të vendosur që përmes një ure të lidhim rajonin e Hasit dhe Anadrinisë.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *